
Ndalohet mall i padeklaruar në vlerë prej 16.000 euro në Vërmicë
Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet taksi, ku gjatë kontrollit janë zbuluar dy çanta të markës së njohur luksoze “Hermes”, për të cilat nuk ishte bërë deklarimi në momentin e hyrjes.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se gjatë kontrollit të detajuar, në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmon vlerën e lartë të mallit, prej 16.614 euro, raporton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Vërmicë, 16 tetor 2025 – Në kuadër të kontrolleve të rregullta në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet taksi, ku gjatë kontrollit janë zbuluar dy çanta të markës së njohur luksoze “Hermes”, për të cilat nuk ishte bërë deklarimi në momentin e hyrjes.
Gjatë kontrollit të detajuar, në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmon vlerën e lartë të mallit, prej 16.614 euro.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.
Dogana e Kosovës rikujton se çdo mall i bartur gjatë kalimit kufitar duhet të deklarohet, pavarësisht vlerës apo natyrës së tij.