
Nëna me të bijën që u sulmuan me thikë, në mjekim intensiv në Prizren
Kronika
October 17, 2025 - 17:07
Pas sulmit të rëndë me thikë ndaj një familjeje në Prizren, viktimat janë në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim intensiv në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Hekuran Veçgishti, shef i Emergjencës, ka njoftuar se viktimat kanë pësuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas tij, janë kryer ekzaminime radiologjike dhe, në konsultë me kirurgët kujdestarë, pacientët janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.
“Kanë plag në pjesë të ndryshme të trupit. Janë kryer ekzaminimet radiologjike dhe në konsultë me kirurgët kujdestarë, pacientët janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm. Për momentin janë në mjekim intensiv”, ka njoftuar Veçgishti. /dukagjini