
Të shtëna me armë zjarri afër Gjykatës në Pejë, dy persona të plagosur rëndë
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Gjykatës në Pejë, ku një person ka shtënë me armë zjarri, duke lënë të plagosur rëndë dy persona.
Sipas informacioneve të para, të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
"Nga të shtënat e armës se zjarrit jane lënduar rende dy persona te cilët sipas informatave jane ne gjendje te rende", ka deklaruar Shkodran Nikçi.
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas të shtënave, duke arritur që në vendngjarje ta arrestojë personin e dyshuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori i Krimeve të Rënda, Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Pejë dhe njësitet relevante të Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.
Dyshohet se personi i arrestuar ka përdorur dy armë zjarri gjatë incidentit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për motivet dhe detajet e rastit. /telegrafi