
Prishtinasi sulmon me tjegull dy zyrtarë policorë
Kronika
October 18, 2025 - 08:36
Një rast i sulmit ndaj zyrtarëve policor ka ndodhur të premten në Prishtinë.
Policia ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka sulmuar me mjet të fortë (tjegull) dy zyrtarë policorë, të cilët ishin duke kryer detyrën zyrtare.
I dyshuari ishte në kërkim policor për një rast dhunë në familje, trasmeton Zeri.info.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Zëri