
Njëri nga të plagosurit dje në Pejë dërgohet në QKUK, tjetri mbetet në Spitalin e Pejës
Kronika
October 18, 2025 - 11:58
Spitali i Pejës ka njoftuar se njëri nga dy të plagosurit nga incidenti i djeshëm në Pejë është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë.
Sipas njoftimit, tjetri vazhdon të trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe është në gjednje stabile jashtë rrezikut për jetën, transmeton Zeri.info.
“Njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën”
“Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore”, ka njoftuar Spitali i Pejës. /Zëri