Aksidentohen pesë anëtarë të KKZ-së në Ferizaj, njëri në gjendje kome

Aksidentohen pesë anëtarë të KKZ-së në Ferizaj, njëri në gjendje kome

Kronika October 18, 2025 - 12:08

Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor janë përfshirë të premten në një aksident trafiku të premten në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Blerton Jakupi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, i cili ka shkruar në profilin e tij në Facebook për këtë rast.

Jakupi ka shkruar sot se gjendja e tyre është e rëndë, ku njëri nga të përfshirët në aksident është në gjendje kome, një i është nënshtruar operacionit derisa të tjerët po trajtohen për lëndime më të lehta, transmeton Zeri.info.

“Sipas informatave të fundit, një prej tyre është ende në gjendje kome, një tjetër sapo ka dalë nga operimi, ndërsa tre të tjerë po marrin trajtim për lëndimet që kanë pësuar. Ferizaji sot lutet bashkë. Lutet për shërim, për jetë, për kthim të shpejtë e të sigurt pranë familjeve të tyre. Zoti ju ruajtë e ju japë forcë në këtë betejë!”, ka shkruar Jakupi. /Zëri