U godit nga vetura në Prishtinë, këmbësorja pranon trajtim mjekësor
Kronika
October 20, 2025 - 08:40
Këmbësorja, e cila u godit nga vetura mëngjesin e së hënës në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka pranuar trajtim mjekësor.
Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.
Ai mes të tjerash tha se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.