Dyshohet se e lëndoi me mjet të mprehtë familjarin, arrestohet një person në Malishevë
Foto: Laura Hasani

Dyshohet se e lëndoi me mjet të mprehtë familjarin, arrestohet një person në Malishevë

Kronika October 20, 2025 - 09:24

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë gjatë ditës së djeshme.

Për këtë rast është arrestuar një mashkull, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një mashkull tjetër, të cilit po ashtu i ka shkaktuar lëndime në dorë nga një mjet i mprehtë.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dërgohet në mbajtje”, bën të ditur PK-ja. /Zëri