Me duar të lidhura, dërgohen në seancë tre të akuzuarit në rastin “Banjska”
Foto: Laura Hasani

Me duar të lidhura, dërgohen në seancë tre të akuzuarit në rastin “Banjska”

Kronika October 21, 2025 - 10:18

Ka filluar seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, raporton Ekonomia Online.

Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të Policisë.

Image

Deri më tani kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në Banjskë të Zveçanit, si dhe kanë dhënë dëshmim edhe dëshmitarë të mbrojtur.

Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Image

 

Të përfshirët, sipas aktakuzës, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal – “duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave”.

Image

 

“Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Millan Radoiçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, pati dekalruar prokurori i rastit në konferencën për media të dhënë me 11 shtator 2024.