
Vriten dy të rinj në Durrës, konflikti nisi për një kafe
Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P, raporton A2Cnn.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
A2 CNN ka mësuar detaje nga vrasja me armë zjarri e ndodhur pas mesnatës në Manzë të Durrësit, ku viktima mbetën 23-vjeçari Aranit Kurti dhe 33-vjeçari Flori Paluçi.
Raportohet se konflikti ka nisur për një kafe dhe gjatë debatit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari D.P. ka vrarë me armë Flori Paluçin.