
Vdes një person në Prizren, pasi u vetaksidentua me biçikletën elektrike
Kronika
October 22, 2025 - 08:42
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur të martën në Prizren.
Policia ka njoftuar se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 10:15 në rrugën “Aziz Tolaj”, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri