
Helmohen disa nxënës në një shkollë në Pejë
Disa nxënës të shkollës së Vitomiricës në Pejë, kanë pasur shqetësime shëndetësore mëngjesin e sotëm, pasi dyshohet se janë helmuar
Policia ka konfirmuar për “Zërin”, se disa nga nxënësit janë bartur me autoambulancë në QMF për të marrë tretman mjekësor.
“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10:00 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse” , ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. /Zëri