Ferizaj: 51-vjeçarja humb jetën pasi konsumoi preparate higjienike, dyshohet për vetëvrasje

Ferizaj: 51-vjeçarja humb jetën pasi konsumoi preparate higjienike, dyshohet për vetëvrasje

Kronika October 22, 2025 - 22:06

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Rakaj të Ferizajt, ku një femër 51-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar preparate higjienike.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rreth orës 09:30 është pranuar informata për rastin, pas së cilës hetuesit rajonalë dhe njësia e Forenzikës Rajonale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për hetime.

Viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente të Ferizajt, e më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Megjithatë, rreth orës 12:45, autoritetet janë njoftuar nga QKUK se 51-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, rasti është cilësuar si “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.

Lajmin e ka konfirmuar për Tevë1, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli.