Shtetasi zviceran vdes në Aeroportin e Prishtinës
Foto: Laura Hasani

Shtetasi zviceran vdes në Aeroportin e Prishtinës

Kronika October 23, 2025 - 08:32

Një shtetas zviceran ka vdekur mbrëmë në aeroportin “Adem Jashari”.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti ishte duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, transmeton Zeri.info.

“Është raportuar se një mashkulli, shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore, i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri