Tetë të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sojevë të Ferizajt

Tetë të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sojevë të Ferizajt

Kronika October 23, 2025 - 17:57

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Gjilan-Ferizaj, në fshatin Sojevë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalur dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit.

“Sot, më datë 23.10.2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj në fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit. Hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë në vijim”, thuhet në konfirmim.