Nisin kërkimet për gjetjen e Florijan Tabakut, i raportuar si i zhdukur

Nisin kërkimet për gjetjen e Florijan Tabakut, i raportuar si i zhdukur

Kronika October 23, 2025 - 21:56

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), ka njoftuar se është duke u zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në rajonin e Gjakovës për gjetjen e Florijan Tabakut nga Tropoja.

Ai ishte raportuar i zdhukur që nga data 20.10.2025 në territorin e Kosovës.

“Ekipet e angazhuara kanë zhvilluar kërkime intensive në terren të vështirë dhe kushte atmosferike të ftohta, duke demonstruar bashkëpunim dhe përkushtim të lartë profesional”, thuhet në njoftim. /Zëri