Dalin para gjykatës Kostiqi e Miloviqi, të akuzuarit për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë

Dalin para gjykatës Kostiqi e Miloviqi, të akuzuarit për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë

Kronika October 24, 2025 - 10:22

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca gjyqësore ndaj Zoran Kostiqit dhe Dragan Miloviqit, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Sot do të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit Naim Haliti.

Në seancën paraprake janë dëgjuar dy dëshmitarët të Prokurorisë, Habib Mustafa dhe Rrahim Tahiri. Të dy dëshmitarët kanë deklaruar se të akuzuarin Kostiq e kanë njohur nga periudha e paraluftës dhe se gjatë luftës ai kishte qenë i uniformuar.

Dëshmitari Rrahim Tahiri, duke përmendur krimet e kryera në disa fshatra të komunës së Vushtrrisë, ka deklaruar se i akuzuari Kostiq “nuk ka vend që s’ka marrë pjesë”.

Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq akuzohen se, në cilësinë e pjesëtarëve të policisë serbe, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe formacioneve paramilitare serbe, kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë konfliktit në Kosovë. /EO

Image