Digjet një veturë në oborrin e shkollës së fshatit Gurrakoc të Istogut
Kronika
October 24, 2025 - 15:09
Një veturë është përfshirë nga flakës brenda oborrit të shkollës së fshatit Gurrakoc të Istogut.
Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet kompetente.
“Sot rreth orës 12:45 Policia është njoftuar se është djegur një veturë në oborrin e një shkolle ne fshatin Gurrakoc - Istog. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit. Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe jemi në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve”, tha Rugova. /Zëri