Gjendet i vdekur një person në lumin Lumbardh të Pejës
Kronika
October 26, 2025 - 08:30
Një person është gjetur i vdekur të shtunën në Pejë.
Viktima mashkull 65-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në lumin Lumbardh të Pejës, transmeton Zeri.info.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri