Tre të akuzuarit për rastin “Banjska”, sot sërish para trupit gjykues
Foto: Laura Hasani

Tre të akuzuarit për rastin “Banjska”, sot sërish para trupit gjykues

Kronika October 27, 2025 - 07:55

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot vazhdon gjykimi ndaj Bllagoje Spasojeviqit, Vladimir Toliqit dhe Dushan Maksimoviqit për rastin “Banjska”.

Kjo seancë është paraparë të fillojë nga ora 09:30, shkruan Zeri.info.

Kujtojmë se seanca e fundit për këtë rast kishte dështuar me mungesën e paraqitjes së dëshmitares, Dragana Antonijeviq.

Për këtë dëshmitare gjykata konsideroi se nuk ka arsyetuar mungesën dhe se do të marrë vendim që nëse dëshmitarja do të shoqërohet nga organet e Policisë ose do t’i dërgohet ftesa përsëri. /Zëri