Policia gjen drogë në formë të çokollatës në veri të Mitrovicës
Foto: Laura Hasani

Policia gjen drogë në formë të çokollatës në veri të Mitrovicës

Kronika October 28, 2025 - 09:17

Policia e Kosovës ka gjetur një qese me drogë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas raportit, Policia ka gjetur 29.49 gramë substancë narkotike në formë të çokollatës dhe një telefon mobil.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri