Gjendet i shtrirë në rrugë, një person vdes në QKMF-në e Malishevës

Gjendet i shtrirë në rrugë, një person vdes në QKMF-në e Malishevës

Kronika October 28, 2025 - 09:23

Të hënën një person në Malishevë është gjetur i shtrirë në rrugë.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar në QKMF, ku më pas ka vdekur, transmeton Zeri.info.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë dhe dërguar në QKMF, ku më pas dyshohet se ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri