Vrau babanë në banesë dhe u arratis, arrestohet 25-vjeçari në Durrës
Kronika
October 28, 2025 - 15:35
Është vënë në pranga 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili dyshohet se vrau me thikë babanë e tij në banesë.
Ngjarja ndodhi në zonën e Shkallnurit, ndërsa dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor, raporton TCH.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë) babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.