Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut, Policia jep detaje
Kronika
October 29, 2025 - 08:54
Njësitet policore të DHKL-së, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një familje gjatë hapjes-gërmimit të një varri për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije me mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë të Veriut, raporton Zeri.info.
“Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri