Arrestohet ferizajasi për sulm seksual
Kronika
October 29, 2025 - 09:00
Policia në Ferizaj ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:40, në Ferizaj, raporton Zeri.info.
“Ferizaj / 28.10.2025 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin që ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri