Policia zhvillon aksion në Fushë-Kosovë, arrestohen katër shtetas të Turqisë
Kronika
October 29, 2025 - 09:03
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar shtetas të Turqisë, gjatë ditë së djeshme, pas një aksioni të zhvilluar në Fushë-Kosovë.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.
"Fushë-Kosovë / 28.10.2025 – 18:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, shtetas të Turqisë, pasi gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 590 €, 8 telefona mobilë, një automjet (fugon), një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri