Policia shqiptoi për 24 orë rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik
Kronika
October 29, 2025 - 09:14
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar rreth 2 mijë e 500 gjoba në trafik.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 24 kanë qenë me lëndime, ndërsa 38 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 19 persona, ndërkaq 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse një person u dërgua në vuajtje të dënimit.
