Dogana tregon si erdhi deri te kapja e kamionit në Prishtinë me mbi 200 kg drogë
Foto: PK

Dogana tregon si erdhi deri te kapja e kamionit në Prishtinë me mbi 200 kg drogë

Kronika October 30, 2025 - 08:23

Të mërkurën është arrestuar një person në Prishtinë, pasi në kamionin që ngiste i janë gjetur dhe sekuestruar mbi 200 kg substancë narkotike.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se si ka rrjedhur procesi për kapjen e këtij personi, raporton Zeri.info.

Ata thonë se operacioni u zhvillua bazuar mbi inteligjencën e siguruar nga AKI-ja.

“Pas një inspektimi të detajuar dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët doganorë kanë arritur të demontojnë panelet e fshehura të automjetit, ku ishin vendosur substancat narkotike.

Në vendngjarje kanë dalë edhe nga Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës dhe prokurorja kompetente. Personi përgjegjës është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa procedurat ligjore janë në zhvillim”, thuhet ndër të tjera. /Zëri