Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje
Kronika
October 30, 2025 - 16:59
Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e një gruaja duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e saj.
Policia ka bërë të ditur se njëjta dyshohet se është përfshirë në vjedhje.
Postimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].
