Një muaj arrest shtëpiak për mjekun nga Vushtrria, dyshohet për marrje ryshfeti

Një muaj arrest shtëpiak për mjekun nga Vushtrria, dyshohet për marrje ryshfeti

Kronika October 30, 2025 - 19:18

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar një muaj arrest shtëpiak, për A.V, mjekun nga Vushtrria që dyshohet për marrje ryshfeti.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se sipas Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, të pandehurit A.V. kjo masë është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit

“Gjykata Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.V., dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji. Sipas Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, të pandehurit A.V. kjo masë është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 1 të 164 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.