Humb jetën një motoçiklist në Rahovec
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në QKMF Rahovec, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, ku edhe ka humbur jetën.
Në raportin ditor të Policisë, thuhet se lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime, ku është dërguar për trajtim mjekësor dhe ndaj tij prokurori ka lëshuar vendim për masën e ndalimit 48 orë.
“Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion”, thotë Policia.