Rrihen katër persona mes vete në Podujevë, dërgohen në mbajtje
Foto: Ilustrim

Rrihen katër persona mes vete në Podujevë, dërgohen në mbajtje

Kronika November 03, 2025 - 09:28

Katër persona janë arrestuar, pasi ishin rrahur mes vete, ku për pasojë kanë marrë lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 16:50, në fshatin Lupç i Epërm në Podujevë.

Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin të dyshuari e përfshirë në rrahje kanë pranuar trajtim mjekësor dhe janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejmë mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet në raport.