Aksidenti tragjik në Vragoli, policia apelon për kujdes në trafik

Aksidenti tragjik në Vragoli, policia apelon për kujdes në trafik

Kronika November 03, 2025 - 19:09

Një këmbësor humbi jetën pasi është goditur nga një motoçikletë pasditen e sotme në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në Vragoli.

Për rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili njoftoi se hetimet janë duke u kryer, derisa pati edhe një apel për të gjithë shoferët.

“Policia apelon për kujdes në trafik, respektim te rregullave dhe përshtatje te shpejtësisë ne rrugë, posaçërisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmëria është me e kufizuar”, tha Hoxha për Klankosova.tv