Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë-Kosovë

Kronika November 05, 2025 - 08:34

Gruaja, e cila më 1 nëntor u aksidentua në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Aksident trafiku me lëndime të rënda

“Nëna Terezë”, F. Kosovë /01.11.2025-21:50. Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, më datë 04.11.2025 ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri