Raportohet se një 25-vjeçare studente nga Kosova u gjet e vdekur në Tetovë
Kronika
November 05, 2025 - 21:50
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Maqedoninë e Veriut.
Bëhet e ditur se në Tetovë është gjetur e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova e cila supozohet të jetë studente atje.
Trupi i pajetë i viktimës, është gjetur nga kalimtarët e rastit prapa Tregut të Gjelbër.
Ende janë të paqarta rrethanat se si ka ndodhur ky rast, por tashmë hetimet kanë nisur.
Policia dhe Prokuroria janë në vendin e ngjarjes. /Alsat-M