Kryeprokurori jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, i dyshuari ende në arrati

Kryeprokurori jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, i dyshuari ende në arrati

Kronika November 06, 2025 - 15:47

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dhënë detaje për vrasjen e dy vëllezërve në Golluboc të Malishevës.

Gashi tha se i dyshuari është ende në arrati dhe Policia bashkë me Prokurorinë janë duke marrë veprime për arrestimin e tij, raporton Zeri.info.

“Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, vrasje të dyfishtë, kryerësi i kësaj vepre është ende në arrati dhe Prokuroria dhe Policia janë duke marrë të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij”, tha Gashi.

Ai nuk konfirmoi nëse i dyshuari është i njohur për organet e drejtësisë.

“Tani për tani nuk mund të jap informacione sepse duhet të bëjmë verifikimin e këtyre informatave”, tha kryeprokurori nga vendi i ngjarjes.

Gashi konfirmoi se mes dorasit dhe viktimës ka lidhje familjare, por se motivet ende nuk dihen. /Zëri