Arrestohet një shtetase e Serbisë në Ferizaj, theri me thikë të dashurin e saj

Arrestohet një shtetase e Serbisë në Ferizaj, theri me thikë të dashurin e saj

Kronika November 07, 2025 - 12:11

Një femër është arrestuar të enjten në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar është një shtetase nga Serbia, e cila dyshohet se ka therur me thikë të dashurin e saj pas një mosmarrëveshjeje, transmeton Zeri.info.

“Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri