Arrestohet një burrë në Drenas, i rrahu prindërit e tij dhe i largoi nga shtëpia
Foto: Ilustrim

Arrestohet një burrë në Drenas, i rrahu prindërit e tij dhe i largoi nga shtëpia

Kronika November 08, 2025 - 09:03

Policia e Kosovës ka arrestuar një person gjatë ditës së djeshme pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

I njëjti po ashtu përveç dhunës edhe i ka larguar nga shtëpia ata.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur në Drenas rreth orës 20:10, raporton Zeri.info.

“Gllogoc 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri