Detaje për aksidentin në Prizren që e shkaktoi një polic, i moshuari ndërroi jetë në vend të ngjarjes

Detaje për aksidentin në Prizren që e shkaktoi një polic, i moshuari ndërroi jetë në vend të ngjarjes

Kronika November 08, 2025 - 09:08

Një i moshuar dje humbi jetën pasi u godit me një veturë në Prizren, shoferi i së cilës ishte një polic.

Në momentin e goditjes ai ishte duke e kaluar rrugën, tha policia.

“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 07.11.2025 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u trajtuar nga IPK”.

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka njoftuar se polici i cili është i dyshuar për këtë aksident me fatalitet në Prizren është arrestuar.

IPK-ja ka bërë të ditur se zyrtari policor ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private, me të cilën edhe e ka shkaktuar aksidentin me pasoja fatale duke goditur një këmbësor.