Të shtënat me armë në Vushtrri, sekuestrohen armë dhe municione – dy të arrestuar
Policia në Vushtrri ka sekuestruar armë dhe municione të shtunën gjatë ditës.
Sekuestrimi i armëve është bërë në fshatin Shallcë pasi policia kishte pranuar informatën për të shtëna me armë.
“Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, bazuar në informatat e pranuara për të shtëna me armë zjarri, ka arritur që në fshatin Shallcë të lokalizojë dhe ndalojë për kontrolle veturën me targa vendore në te cilën gjendeshin dy persona të dyshuar”, thuhej në njoftim.
Gjatë kontrollit të realizuar në veturë, janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion:
Një armë e gjatë pushkë automatike;
Dy pistoleta ;
Tridhjetë e tetë (38) fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“Dy personat e dyshuar, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndaj tyre është iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’ dhe ” Përdorim i armës”, thuhej më tej.