Prokuroria në Gjilan ndalon një person, i dyshuar për shitblerje narkotikësh
Foto: Laura Hasani

Prokuroria në Gjilan ndalon një person, i dyshuar për shitblerje narkotikësh

Kronika November 10, 2025 - 17:42

Prokuroria në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar një person për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Të dyshuarit E.R. i janë gjetur dhe sekuestruar: çantë e kaltër me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gram, dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Canabis stativa, një bimë kanabis stativa e mbjellur në një gotë plastike, një qese me 190 fara të bimës narkotike Canabis stativa me peshë 3.70 gram, dy qese me marihuanë me peshë 3.88 gram, dhe telefon Iphone X me ngjyrë ari.

“I dyshuari, me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të cilit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.”