Shtiu me armë zjarri, arrestohet një burrë në Vushtrri

Shtiu me armë zjarri, arrestohet një burrë në Vushtrri

Kronika November 10, 2025 - 18:45

Një person është arrestuar në Vushtrri mëngjesin e së hënës, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari kishte shtënë në ajër, derisa ndaj tij në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë, transmeton Klankosova.tv.

Pas intervistimit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve”.

Ndërsa me aktvendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.

Image