Gjendet një mjet i pashpërthyer në një pyll në Suharekë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një pyll në Suharekë

Kronika November 15, 2025 - 10:19

Një mjet i pashpërthyer është gjetur në fshatin Papaz të Suharekës të premten.

Sipas policisë, një burrë e ka gjetur mjetin derisa po pastronte pyllin e tij.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e mjetit.

“Një mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ka qenë duke pastruar një pjesë të pyllit të tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë sigurimin e mjetit deri sa të dalë njësiti për deminim”, thuhet në raportin e PK-së.