Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje të djalit të tij
Kronika
November 15, 2025 - 18:04
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin me iniciale D.B., , për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit thuhet se i dyshuari D.B., muaj më parë dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.
"I njëjti është arrestuar ditën e djeshme, datë 14 nëntor dhe nga arrestimi me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje", thuhet në njoftim. /Zëri