Lirohen dy policët në Shqipëri, gjykata: Arrestimi i paligjshëm
Gjykata Penale e Tiranës e cilësoi si të paligjshëm arrestimin e dy zyrtarëve policorë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, dhe nuk ka caktuar masë sigurimi për ta.
Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të hetimit.
Dy policë u proceduan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi u konstatua se kishin dhënë vërtetimin që të lejonte hyrjen në punë të Muçi Shaljanit.
Sipas Euronews Albania, Muçi Shaljani mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, kur po ktheheshin në Tiranë së bashku me Gilamndo Danin, dhe u gjendën nën breshërinë e armëve në një pritë të organizuar.
Gilmando Dani humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Muçi Shaljani vdiq këtë të diel në spital nga plagët e marra,