Konfiskohen 620 pako çokollata te Dheu i Bardhë, vlera e tyre mbi 10 mijë euro
Njësitë doganore të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë kapur dje një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore të padeklaruara në një autobus ndërkombëtar që hynte në vend përmes pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë.
Autobusi ishte ndalur rreth orës 12:30 për kontroll rutinë dhe pas deklarimit të pasagjerëve se nuk kishte mallra për t’u paraqitur, automjeti u selektua për kontroll të detajuar në vijën e dytë.
Gjatë inspektimit, në hapësira të modifikuara dhe të kamufluara brenda autobusit, doganierët zbuluan 620 pako çokollatë, me peshë totale 1.380 kg dhe vlerë mbi 10.000 euro.
Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore, sipas legjislacionit në fuqi.
Dogana e Kosovës thekson se transporti i produkteve ushqimore në kushte të papërshtatshme dhe jashtë kontrolleve zyrtare paraqet rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve, pasi mund të dëmtohen ose kontaminohen.
Institucioni riafirmon përkushtimin e tij për forcimin e kontrolleve kufitare, mbrojtjen e tregut dhe parandalimin e çdo forme të shmangies së detyrimeve doganore.