Digjet një veturë në Prishtinë
Kronika
November 17, 2025 - 15:07
Një veturë raportohet se është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në Prishtinë.
Duke u bazuar në informacionet zyrtare, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.
“Ankuesja F/K ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri vetura e saj me targa lokale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.