Vidhen para në një xhami në Viti
Kronika
November 18, 2025 - 09:53
Një vjedhje ka ndodhur në xhaminë e Pozheranit në Viti.
Imami i xhamisë së fshatit ka raportuar në Polici se persona të panjohur janë futur brenda xhamisë me forcë, nga ku kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën ishin rreth 20 euro, transmeton Zeri.info.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Zëri