Pesë të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
Kronika
November 18, 2025 - 10:25
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren - Vërmicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.
Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të reshjeve të shumta të shiut, që kanë përfshirë vendin.