Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Kronika
November 19, 2025 - 09:52
Dy të mitur janë therur me thikë dje në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, që po ashtu është i mitur, transmeton Zeri.info.
Si pasojë e sulmit, dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit, pastaj janë dërguar edhe në QKUK.
“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin – thikën, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri